Huddersfield – Liverpool, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Huddersfield – Liverpool.
Skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të Liverpool (0:1), shkruan lajmi.net.
Goli erdhi nga egjiptiani Salah, në minutën e 24’ të takimit.
Vlen të cekët se asistin për këtë gol e dha lojtari nga Zhegra, Xherdan Shaqiri.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më dinamike se 45 minutëshi i parë.