‘Zëri’ e shijoi fitoren e parë në Medialigë
Gazeta “Zëri” e ka shijuar fitoren e parë në Medialigë.
Kjo fitore arriti pas pesë humbjesh radhazi.
“Zëri” e mposhti të premten mbrëma ekipin “Infokusi” me rezultat 9:3, pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme.
“Zëri” gjendet aktualisht në pozitën e 13-të në tabelë me vetëm tri pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë të premten tjetër ndaj ekipit InfoKosova&PrishtinaPost.
Duhet cekur se sponsor i kësaj ligë është “Ujë Rugove”.