Vasfije Krasniqi-Goodman nesër dekorohet nga Thaçi
Vasfije Krasniqi-Goodman e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat paramilitare serbe në luftën e fundit, nesër pritet që të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton “Zëri.info”.
LEXO EDHE: Policia konfirmon se njëri nga përdhunuesit e Vasfije Krasniqit ishte polic i Kosovës për 16 vjet
Zyra e presidentit ka njoftuar se nesër në orën 09:00 në mëngjes presidenti do ta pres atë në kabinetin e tij për dekorim.
Histori e Vasfije Krasniqi-Goodman është bërë publike mbrëmë në një rrëfim të saj për televizionin publik. /ZËRI