Wenger më 1 janar rikthehet si trajner
Arsene Wenger po rikthehet në punën e trajnerit.
Arsene Wenger u largua në verën që shkoi nga Arsenali, por që po rikthehet si trajner në janar.
Trajneri franceze e ka konfirmuar për “Sport Bild” se ai do të rikthehet në janar si trajner.
“Po, ashtu po duket e do ndodh”, ka thënë Wenger për gazetën gjermane, përcjell “lajmi.net”.
“Besoj se do të startoj më 1 janar edhe pse ende nuk e di se ku do të shkoj”.
“Kam pushuar dhe jam i gatshëm që të rikthehem në futboll”, ka përfunduar francezi.
Kujtojmë se Wenger ka refuzuar postin e drejtorit sportiv te PSG-ja, pasi dëshiron të rikthehet si trajner i klubit.