Coutinho ia rekomandon Barçës blerjen e yllit të Liverpoolit
Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho ia ka rekomanduar klubit spanjoll blerjen e ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Roberto Firmino, transmeton zeri.info
Coutinho mendon se Firmino do të ishte zëvendësuesi i duhur për Luis Suarezin.
Firmino është pjesë e rëndësishme e ekipit të Jurgen Kloppit dhe Barcelona është e impresionuar nga puna e madhe e brazilianit në fushë dhe presioni që ai bën./Zëri