'Luftë' virtuale mes Feros dhe këtij reperi nga Kosova
Një konflikt virtual ka nis mes dy reperëve nga Kosova, Fero dhe S4MM, shkruan "Zëri.info".
I pari që nisi ishte reperi S4MM, i cili adresoj këto fjalë drejt Feros: “BONE FAM edhe në fund dështove”, kjo duke aluduar në këngën e Feros e cila quhet "Bona fam".
Nuk ka vonuar shumë dhe këtij reagimi i ju është kundërpërgjigjur edhe reperi tjetër, Fero.
Ai përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në 'Instagram", shihet teksa këndon këngën e Getoar Selimit, "Drog për vesh", fjalët e së cilës duket se ia dedikoi S4MM. /ZERI