Aksident trafiku mes veturës së KFOR-it dhe veturës civile

Një aksident trafiku mes një veturë të KFOR-it dhe një aumjeti civil ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30.

“Ka ndodhur aksident me lëndime të lehta trupore. Në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR dhe një veturë civile”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e policisë dhe po merren me rastin.