Ministri i ri i MPB-së për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë
Ekrem Mustafa i cili dje është emëruar në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme sot ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton “Zëri.info”.
Me këtë rast kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka uruar atij mirëseardhje.
LEXO EDHE: Ekrem Mustafa zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme (VENDIMI)
Mustafa është emëruar dje në këtë pozitë me kërkesën e Aleancës Kosova e Re, pas shkarkimit të ish-ministrit Bejtush Gashi. /ZËRI