ZYRTARE: Shtyhen këto dy ndeshje të Superligës
Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në futboll me kërkesë të klubeve ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 10-të, Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor, për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet kombëtare, shkruan Zeri.info.
Ndërkohë, ndeshjet e tjera do të zhvillohen në mesjavë sipas këtij orari:
Superliga – Java e 10-të
E martë
14.45 Liria-Trepça‘89
14.45 Flamurtari-Drenica
E mërkurë
14.45 Drita – Ballkani
14.45 Llapi – Gjilani