Ndërpritet seanca e Kuvendit, vazhdon të enjten
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar çështjet e mbetura në rend dite, raporton “Zeri.info”
Këtë gjë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili tha se seanca do të vazhdoj ditën enjte, më 18 tetor.
Kujtojmë se dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, gjë që ua pamundësoi partive në pushtet që të votojnë shumicën e projektligjeve në rend dite/ZERI