Aksident me të lënduar në Vushtrri
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.
Së paku një person është i lënduar në këtë aksident.
“I lënduari është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti.