Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar, Balkan, që po mbahet në Bullgari.

Ajo sonte e ka mposhtur në gjysmëfinale, rusen Natalia Sorokopudova, në kategorinë deri 64 kilogramë për t’u kualifikuar në finale. /Zëri/