Khabibi kërkon të përballet me dikë më të fortë se McGregor

Khabib Nurmagomedov, dëshiron të përballet me dikë më të fortë se Conor McGregor, dhe ka shprehur dëshirën për një meç me boksierin amerikan, Floyd Mayweather.

Khabibi e mposhti McGregorin në meçin e kaluar në raundin e katërt, ku pastaj ndodhi edhe incidenti, pasi rusi u përlesh me stafin e iralndezit, McGregor.

Mayweather e mposhti McGregorin në vitin e kaluar.

“Hajde Floyd, duhet të luftojmë tani”, ka thënë Nurmagomedov, në një video në Instagram. 

“50-0 v 27-0, dy që s’kanë humbur kurrë, pse jo? Sepse në xhungël është vetëm një mbret”.

Nurmagomedov dhe McGregori janë suspenduar përkohësisht nga UFC-ja për shkak të skenave që u shfaqën pas meçit në Las Vegas.