Remzie Osmani së shpejti me një baladë, mësoni detajet

Remzie Osmani ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja kësaj radhe bëri të ditur që do të sjell një baladë, shkruan lajmi.net.

“Radha eshte per nje balade #po vjen …”, kanë qenë fjalët që Remzia ka lënë mbi një fotografi që ndau me ndjekësit në Instagram.

Për lajmi.net ajo ka treguar se tashmë ka përfunduar realizimi i këngës dhe po përgatitet për xhirimin e klipit.

“Ende nuk kam vendosur datën e publikimit, por padyshim që është momenti për një baladë të mirë sepse moti nuk kam sjellë baladë. Uroj të pëlqehet”, ka thënë këngëtarja. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Radha eshte per nje balade#po vjen ...

A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani) on