18-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga vetura në Istog

18 vjeçari me inicialet D.O ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku në Istog.

‘Gazeta Blic’, mëson se i riu ishte duke kaluar rrugën, kur vetura e ka goditur për vdekje.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aksidente të tilla me fatalitet janë shumë të shpeshta, vetëm dy ditë më parë një autobus ka shkelur  një 11-vjeçar në Mitrovicë.