Ambasadori norvegjez: Serbia duhet të përfitojë në kompromisin për Kosovën
Ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Bjornstad Sanes tha se beson në një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.
Ambasadori norvegjez gjatë një interviste për Tanjug tha se beson në gjetjen e një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, por që Serbia për këtë “kompromis” duhet të marrë diçka në këmbim.
Sipas tij, të gjithë e dinë se Serbia po bën kompromis, transmeton lajmi.net.
“Nuk është e rëndësishme shpejtësia e gjetjes së zgjidhjes, por gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.