Dua Lipa në Billboard: Krenare që përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa është shfaqur ne kopertinen e Billboard së bashku me dy yjet e tjerë të muzikës, Post Malone e Ella Mai.
Billboard në intervistë e gjatë me të tre yjet, e përshkruan këngëtaren shqiptare si diva e re e “dance-pop”.
“Me bashkëpunime te zgjuara Dua Lipa është bërë diva e ‘dance-pop’ si Lady Gaga e Britney Spears.
Në këtë intervistë Dua Lipa thotë se është krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën.
“Jam shumë mirënjohëse që kam kombësi të dyfishtë, të përfaqësoj Londrën e Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për katër vjet para se të shpërngulesha në Londër, dhe kur kam lançuar këngën e parë të gjitha klikimet kanë ardhur nga Kosova, që të gjitha.