Deputetja e PDK-së thyen kodin e veshjes në Kuvendin e Kosovës

Sot zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Maltës, ndërsa në përkrahje të 'Dardanëve', qysh në mëngjesin e sotëm ka dalë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu ka filluar ditën me veshje sportive, dhe atë me duks ku shkruan 'Dardanët', e që me këtë edhe ka thyer kodin e veshjes së Kuvendit të Kosovës, shkruan "Zëri.Info".

Në 'Facebook', deputetja ka publikuar fotografi ku shihet në mes deputetëve duke treguar se ka thyer kodin e veshjes.