Erion Veliaj publikon foton e parë të djalit të porsalindur, zbulon emrin e veçantë

Të shtunën që lamë pas, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u bë baba për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur në pothuajse të gjitha mediat shqiptare, por u zbulua vetëm gjinia e foshnjes dhe jo emri, shkruan lajmi.net

Sot, Erioni nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram i ka thënë disa fjalë për djalin e sapolindur dhe e ka zbuluar poashtu edhe emrin e tij.

”Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!  [ë] [ë] ”, ishin fjalët e tij pranë postimit./

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan - tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja! ë

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on