Shkaku i Messit mund të largohet ky super lojtar i Barcelonës
Talenti francez, Ousmane Dembele, mund të largohet nga Barcelona.
Sipas raportimeve të “Don Balon”, lojtari nuk po përshtatet mirë me Messin dhe kjo mund t’i shkaktojë probleme.
Kampioni i Spanjës mund ta zëvendësoj lojtarin me mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot, i cili thuhet se pëlqehet nga argjentinasi.
Dembele ishte pjesë e reprezentacionit francez që fitoi Kupën e Botës mirëpo në Barcelonë duket se ai nuk po përshtatet. /Lajmi.net/