Kur Khabib Nurmagomedov 9-vjeçar ndeshej me ariun

Bota e ringut sapo ka lënë pas një match dramatik, atë në Las Vegas me Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Veç triumfit të të parit, ku në raundin e katërt e vuri përfund McGregorin, fundi i përballjes shënoi dhe kaos jashtë ringut.

Gjithsesi, videoja e prezantuar tregon Khabibin kur ai ishte 9 vjeç, se si trajnohej nga babai i tij Abdulmanap, shkruan Sportsport.ba.

Babai i tij kishte metoda të çuditshme të trajnimit, kështu që Khabibi duhej të luftonte dhe me një ari në provincën ruse nga erdhi, Dagestani. /Gazetatesheshi