Shefi i OSBE-së në Kosovë, nesër në Beograd do të takohet me Marko Gjuriqin

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, nesër do të qëndrojë në Serbi.

Atje siç raportojnë mediat serbe, do të takohet në Beograd me Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Takimi mes Braathu dhe Gjuriq do të nisë nga ora 13:00, takim në të cilin nuk është bërë e ditur se çfarë do të bisedohet.