E rrah bashkëshorten e bën për spital, kjo i ndodh të dyshuarit
Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike mbi gruan e tij të cilës i shkakton edhe lëndime trupore, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Malishevës.
LEXO EDHE: Për 24 orë, 19 aksidente me të lënduar
Njoftimi i plotë i policisë:
Malishevë 06.10.2018-09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /ZËRI