Endrit Shala edhe zyrtarisht Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Endrit Shala edhe zyrtarisht është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Ai deri më sot ka qenë këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Vendimin për emërimin e Shalës në këtë pozitë e ka marr kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Shala emërohet në këtë pozitë pasi që ditë më parë nga kjo pozitë ishte shkarkuar Bajram Hasani.
Ndryshe Endrit Shala është i akuzuar për gjuajtjen me armë në odën e Fatmir Limajt.