Gjigantët evropianë pas Ozilit

Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali. Dhe, interesimi për mesfushorin turk me pasaportë gjermane nuk mungon, shkruan Zeri.info.

Sipas mediave italiane, Interi dhe Milani do ta provojnë goditjen e madhe edhe pse do të përballen me konkurrencën e Manchester Unitedit për ish-futbollistin e Werder Bremenit dhe Real Madridit.

Ozil ka rënie të formës dhe nuk është më i rëndësishëm në Londër siç ishte në vitet e fundit.

Prandaj, ai është në kërkim të një klubi të ri dhe pasi e provoi La Ligan dhe Premierligën, do t’i pëlqente ta provojë një eksperiencë të re në Serie A.

Gjithashtu, përfaqësuesi i deritashëm gjerman mund ta vazhdojë karrierën edhe jashtë Evropës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën apo edhe shtete arabe. /Zëri/