Arsenal – Everton, kështu mbyllet ndeshja

Arsenali e ka mposhtur Evertonin me rezultat 2:0, shkruan Zeri.info.

Topçinjtë i siguruan tri pikët e radhës falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë.

Fillimisht realizoi Alexandre Lacazette në minutën e 56-të, ndërsa pas vetëm tre minutash shënoi Pierre-Emerick Aubameyang.

Duhet cekur se dy futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka po luajnë nga minuta e parë për ekipin londinez. /Zëri/