Drita ia shkakton Prishtinës humbjen e parë, Gjilani shfaq siguri
Sot po zhvillohen dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore po luhet në Gjilan ndërmjet kampionit dhe nënkampionit.
Drita – Prishtina 1:0
- Fillon ndeshja
- Drita rrezikoi me Lecin, i cili gjuajti nga distanca, kurse prishtinasit u përgjigjën me Korenicën, që ishte pranë golit.
- Prishtina rrezikon dy herë, fillimisht me Mankendan e më pas me Korenicën, i cili e qëlloi tërthorësen.
- Mbyllet pjesa e parë.
- Prishtinasit u treguan më të rrezikshëm sesa gjilanasit, por në 45 minutat e parë nuk pati gola.
- Abdul Basit Khalid i prishtinasve e qëlloi tërthorësen në minutën e 54-t.
- Drita kaloi në epërsi në minutën e 59-të përmes Arbër Shalës, 1:0.
- Argjend Mustafa rrezikon portën e gjilanasve, por pret portieri Bakaj.
- Liridon Leci ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 80-të. Drita do t'i luajë 10 minutat e fundit të lojës me një lojtar më pak.
- Mbyllet ndeshja.
Ferizaj – Gjilani 0:2
- Fillon ndeshja
- Mbyllet pjesa e parë
- Të dyja skuadrat patën raste, por nuk ia dolën të shënonin.
- Gjilani kalon në epërsi përmes Wilber Perez në minutën e 62-të.
- Edon Sadriu e gjen golin e dytë për gjilanasit në minutën e 87-të.
- Mbyllet ndeshja.