Gabime qesharake në filma (FOTO)

Megjithëse qindra apo mijëra njerëz punojnë në produksionin e filmave, ndonjëherë i shpëtojnë gabime që nuk arrijnë të korrigjohen në fund.

Disa prej tyre përfshijnë informacione të rreme apo detaje që nuk duhen shfaqur.

Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa gabime qesharake në filma që ndoshta nuk i kishit vënë re më parë:

"Piratët e Karaibeve" - Jack Sparrow ka vënë një kapele me etiketë “Adidas” që dallohet qartë.
"Troja" - Një aeroplan fluturon prapa Akilit (Brad Pitt)
“American Sniper” përdor dukshëm një kukull plastike në vend të vajzës së personazhit që luhet nga Bradley Cooper.
"The Green Mile" - Një person me fuqi të jashtëzakonshme, i akuzuar për përdhunim, dënohet me vdekje në karrigen elektrike, megjithëse në shtetin ku zhvillohet ngjarja nuk përdorej metoda e dënimit me vdekje.
“La La Land” - Në skenën hapëse të muzikalit modern “La La Land”, shoferët kërcejnë mbi makina në një autostradë në Los Anxhelos. Disa nga tavanet e automjeteve janë shtrembëruar si pasojë e aktivitit fizik mbi to.
 
“Gone with the Wind” -Në filmin klasik shihet një llambë e lidhur me një kordon elektrik, diçka e pazakontë në periudhën e Luftës Civile në Amerikë.
“Piratët e Karaibeve” - Sërish në një nga skenat e “Piratët e Karaibeve” një personazh ka veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe një kapele fermeri.
 
“Gladiatori” - Personazhi që luan Russell Crowe referohet si “spanjoll”, një term që nuk është përdorur deri në shekullin e 14, ndërkohë që filmi zhvillohet 1,200 vite më parë.
“Mumja” - Kur Cruise dhe Wallis ndodhen në tunelin nëntokësor në Londër, ata ecin përgjatë binarëve para se një tren të kalojë përmes. Hekurudha e tretë, që mban me energji elektrike trenat nëntokësor të Londrës mungon, dhe nëse do të ishte aty, do t’i kishte “tronditur” të dy me elektricitet.