Publikohet video se si u arrestuan 11 anëtarët e bandës shqiptare

11 persona të grupit kriminal ‘Bajri’ janë arrestuar në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale, mes tyre dhe ajo më e rënda, që është vrasje e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë ende mbetet në kërkim shtetasi Enver Bajri, i cili ka qenë dhe koka e këtij grupi kriminal. Ende nuk dihet se ku është vendndodhja e tij.

Mes personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” që vepronin në Shqipëri, por dhe në Holandë është dhe Armir Grimaj. 

Grimaj aktualisht është trajneri i kombëtares së femrave. Në zgjedhjet e vitit 2013 ai ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Grimaj ishte i 11-ti në listën e PD-së.

Policia e Shtetit publikoi pamje nga aksioni për kapjen e bandës “Bajri”.