Cineplexx thyen rekord ballkanik me komedinë ‘Johnny English’

Në rrjetin e kinemasë austriake në Prishtinë, Cineplexx 1882 bileta u shiten të ënjtën për premierën e filmit komedi ‘Johnny English’, shkruan zeri.info. Menxhmenti i kësaj kinemaje kanë bërë të ditur se kësisoj ata kanë thyer rekordin ballkanik me më së shumti bileta të shitura në rajon për këtë filmin.

“Me 1882 vizitorë, sonte kemi thyer rekord ballkanik për premierën e super-komedisë ‘Johnny English 3’. Faleminderit të gjithëve që na vizituat!”, thuhet në njoftimin e Cineplexx në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Johnny English” do të vazhdojë të shfaqet në Cineplexx në termine të ndryshme. Për të parë oraret e këtij filmi si dhe të filmave tjerë vizitoni faqen zyrtare të Cineplexx-it duke klikuar KETU