Nënshkruhet sot marrëveshja për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Nënshkruhet sot marrëveshja për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" - SEE URBAN" organizon sot një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër-Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”, me fillim nga ora 10:00, në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndër-Komunal për Ripërtëritjen nga Fatkeqësitë, është zbutja e dëmit potencial të fatkeqësive natyrore për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin; përmes integrimit të praktikave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel komunal.

Autoritetet lokale do të punojnë për të ndërtuar bashkëpunim të mëtejshëm me njëri-tjetrin, por edhe me në nivelin qendror të Kosovës.

Partnerët kryesorë të projektit në Kosovë janë zyra e UNDP-së, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës.

Donatorët e projektit janë UNDP, Bashkimi Evropian dhe Ndihma Humanitare dhe Mbrojtja Civile/ECHO.

Folës në këtë ngjarje janë: Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Z. Libor Chlad, Zëvendësshefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Z. Beqir Fejzullahu, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Z. Gjergj Beka, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të lartpërmendura.

Ceremonia mbahet në Hotel Swiss Diamond duke filluar nga ora 10:00.