Interesim i lartë për filmin ‘Johnny English 3’, mbi 500 bileta të shitura në Cineplexx

Me 19 shtator, Cineplexx do të organizojë eventin ‘Comedy Night’, këtë herë me njërin nga filmat më të pritur të vitit ‘Johnny English 3’.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e tretë e një franzhize shumë të suksesshme. Pa dyshim, edhe aktori i njohur Rowan Atkinson (në rolin e Johnny English) është arsye e interesimit për këtë film, shkruan zeri.info.

Rowan Atkinson njihet për rolin e tij në filmat si: ‘Mr. Bean’, ‘Love Actually’ dhe ‘Johnny English’. Pa dyshim, është njëri prej aktorëve më të pëlqyer në zhanrin komedi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ëEdhe 2 ditë nga premiera e #Deadpool2! Shuuumë shpërblime ju presin ë Çmimi 3.60€ (për studentë 2.90€).

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on

 

Momentalisht, janë shitur mbi 500 bileta ndërsa interesimi vetëm po rritet. Për këtë arsye, Cineplexx ka hapur mbi 15 termine vetëm për këtë natë.

 Oraret mund t’i shihni këtu

Sa i përket filmit, ngjarja zhvillohet me një sulm kibernetik, i cili zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë në Britani. ‘Johnny English’ është i detyruar rikthehet nga pensioni për të gjetur hakerët e organizatës.

Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:30. Nxitoni sepse numri është i limituar!