Granit Xhaka, 'ma serioz se me setër'!

Granit Xhaka po e shijon në maksimum eksperiencën e tij në Arsenal, shkruan Zeri.info.

Javën që shkoi shënoi gol të bukur me Topçinjtë, ndërsa së fundmi është shfaqur i buzëqeshur dhe në disponim me bashkëlojtarët e tij.

Prishtinasi shihet në fotografitë e postuara në Instagram me bashkëlojtarët, Henrikh Mkhitaryan dhe Stephan Lichtsteiner.

Gjithashtu, përfaqësuesi zviceran shihet i veshur “ma serioz se me setër”.

Dorën në zemër, edhe pse është tip sportiv, Xhakës i rrinë mirë setra me pantallona. /Zëri/