Spitali Amerikan në Kosovë ka realizuar me sukses ndërhyrjen e parë neurokirurgjikale
Pacienti Zekë Haxhijaj i ditëlindjes 1941, i cili ishte diagnostikuar me gjakderdhje në kokë ju nënshtrua me sukses intervenimit kirurgjik, të cilin e ka përballuar pa asnjë problem.
Pas operacionit mjeket deklaruan se pacienti ka përmirësime të statusit neurologjike dhe gjendjes së përgjithshme.
Operacioni është kryer nga neurokirurgët e Spitalit Amerikan, Dr.Feti Ahmeti dhe Dr.Shefki Dragusha me ekipen përcjellëse të këtij Spitali.