Një e dashur si Georgina e Ronaldos, i vë ‘flakë’ stadiumit të Juventusit
Modelja Georgina Rodriguez njëherësh edhe e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, dje për së afërmi ka ndjekur performancën e të dashurit të saj, në ndeshjen Juventus- Sassuol, e ky ylli portugez shënoi dy gola në fitoren e Juventus ndaj kësaj skuadre, shkruan “Zëri.info”.
Georgina në këtë ndeshje ka qenë e shoqëruar edhe nga tre fëmijët e Cristiano Ronaldos, Cristiano Junior, Matteo dhe Eva.
Edhe pse jo nëna biologjike e tyre Georgina kujdeset mjaftë shumë për ta.
Këto momente ajo vazhdimisht i publikon në profilin zyrtar në “Instagram”.
Njëjtë ka vepruar edhe dje ku përmes një fotografie ku shihet me bineqt e Ronaldos, Evën dhe Matteon ajo ka shkruar se i dashuri i saj është më i miri në botë.
Kujtojmë se këtë verë Ronaldo ka kaluar në skuadrën italiane pas shumë vitesh të kaluar na skuadrën e Real Madridit. /ZËRI