Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në ditët në vazhdim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe re të shpërndara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë konstante me temperaturat e javës së kaluar, 25-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa, po sipas të njëjtit njoftim, indeksi UV do të ketë vlera të larta.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.