Haradinaj nderon viktimat e 11 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me shumë qytetarë janë mbledhur sonte për të ndezur qirinj para Tetarit të Kosovës, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork të SHBA-së, transmeton "Zëri.info".

“Populli i Kosovës, vet viktimë e mizorisë, si askush më shumë, e ndjen dhembjen e tragjedisë së 11 shtatorit. Përjetësisht solidarë me popullin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ceremonia e homazheve është organizuar nga zyra e kryeministrit Haradinaj.