Haradinaj përkujton viktimat e 11 Shtatorit
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën në SHBA 17 vite më parë, raporton “Zeri.info”.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se, Kosova bashkëndjenë dhembje me popullin amerikan dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me SHBA-të, popullin dhe qeverinë amerikane dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë.
Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës, ne jemi bashkë, në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë!
Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe dy popujt tanë!