Thaçi: Krenar me përfaqësuesen tonë!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili e përcolli prej së afërmi ndeshjen e Kosovës ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Pas fitores prej 2:0, Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Kosovës, duke thënë se kjo është një fitore madhështore dhe historike, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Fitore madhështore!

Kosova me plot meritë e fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin modern “Fadil Vokrri”.

Një fitore historike kjo, e cila vetëm sa u hapi rrugë sukseseve të pandalshme të futbollistëve tanë të mrekullueshëm, që sonte na dhanë shumë emocione.

Krenar me përfaqësuesen tonë!