I theu nofullën taksistit, policia arreston ish-sulmuesin e Arsenalit

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner raportohet se është arrestuar nga policia daneze, pas një sherri me një taksist. 

Sherri ka nisur në Kopenhagë dhe në konflikt e sipër, Bendtner ka goditur taksistin duke i shkaktuar frakturë në nofull shkruan Albeu.com

Lajmi është konfirmuar nga "Ekstra Bladet" e cila raporton se arrestimi i futbollistit që tashmë luan për Rosenborg ka ardhur pas denoncimit të shoferit të dhunuar.