Fillon protesta e shoqërisë civile (FOTO)

Ka nisur protesta e shoqërisë civile që kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezit, raporton “Zeri.info”.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kësaj here për dallim prej dy protestave të kaluara protestuesit nuk parakaluan para zyrës së kryeprokurorit të Shtetit. 

Numri i protestuesve edhe kësaj here është thuajse i njëjtë me protestat e kaluara, raporton “Zeri.info”. 

Protestat e shoqërisë civile kanë nisur pas largimit të prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakajt, i cili pas dorëheqjes pati deklaruar se kryeprokurori Lumezi kishte ndërhyrë në hetimin e rastit të mashtrimit me lista të veteranëve.

Po ashtu në këtë protestë po kundërshtohet edhe ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. /ZËRI/