Arrestohen 7 persona në Serbi, kontrabandonin njerëz nga Kosova

Në Serbi janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për kontrabandim në numër të madh të njerëzve të nacionalitetit shqiptar nga Kosova, të cilëve u mundësohej dalja në vendet evropiane në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas MUP-it serb, ata u arrestuan pas disa muajsh hetime ndërkombëtare në bashkëpunim me policët nga Hungaria./Indeksonline/