Qeveria dërgon në Kuvend Ligjin për Pagat

Qeveria ka proceduar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Pagat.

Ministri i Financave, Bedri Hamza me këtë rast ka thënë se ai do të votojë pro projektligjit, por sipas tij ndikimi buxhetor nuk duhet rrezikuar stabilitetin makrofsikal.

E ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se gradimi ose koeficienti i pagave të mësimdhënësve nuk duhet të jetë më i ulët se në sektorët e tjerë.

Ndaj këtij vendimi, ministri Bytyqi ka abstenuar.