Tragjedi në Ekuador: 11 të vdekur dhe 37 të lënduar nga përplasja e autobusit

Së paku 11 persona kanë vdekur pas një përplasjeje të një autobusi mëngjesin e sotëm në pjesën jugore të Ekuadorit.

37 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Transportit Kombëtar të Ekuadorit, përcjell Klan Kosova.

Autobusi ishte duke udhëtuar nga Cuenca në drejtim të qytetit të Loja.

Nga Agjencia e transportit kanë thënë se fajin që ka ndodhur ky aksident e ka vozitësi i autobusit që ka drejtuar automjetin mbi shpejtësinë e lejuar.