Zvicra e fton edhe një futbollist nga Kosova

Albian Ajeti e ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij sa i përket ekipit përfaqësues, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar do të luajë për Zvicrën, derisa më parë e kishte refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Ajeti është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve duke iu bashkuar kështu shqiptarëve tjerë, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. /Zëri/