Xherdan Shaqiri në Beograd
Liverpooli i Xherdan Shaqirit do të ketë përballë Crvena Zvezdan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info
Futbollisti shqiptar, i cili është bërë “tmerri” i serbëve pas golit të shënuar ndaj tyre në Kupën e Botës dhe festimin me shqiponjë, tani do të luajë në Beograd kundër Crvena Zvezdas.
Mbetet të shihet se a do të realizojë gol përsëri dhe se a do të festojë përsëri me shqiponjë para tifozëve serb. /Zëri/