Filmi “Një muaj” shpërblehet në Ulqin

Filmi i shkurtër “Një muaj” me skenar dhe me regji nga Zgjim Terziqi është shpërblyer me çmimin “Special Mention” në festivalin e filmit “Seanema” në Ulqin, në Mal të Zi.  Ky është çmimi i tretë që po fiton ky film, pas çmimit “Best Eastern European Film” në “Grenzland Filmtage” dhe të çmimit “Golden Remi Award for Directing” në “WfH International Independent Film Festival”.

Ky film po ashtu do të jetë pjesë e Festivalit kualifikues për “Oscar” në Korenë e Jugut në edicionin e 35-të të “Busan International Short Film Festival” si pjesë e Konkurrencës Ndërkombëtare. “Një muaj” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë. Ngjarja flet për Anën, një 40-vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj, që janë pajtuar të përkujdesen për të secila me rend nga një muaj.                  

Në këtë film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.                                     

Kujtojmë se ky film pati premierën kombëtare në festivalin e filmit “DokuFest” më herët gjatë këtij muaji./Zëri