Ushtari izraelit qeshë ndërsa qëllon me armë palestinezin

Një video tronditëse është shpërndarë në Facebook, që tregon momentin kur një ushtar izraelit qeshë përderisa qëllon me armë një palestinez.

Një prej ushtarëve tjerë, shihet duke e mësuar atë se kur ta qëllojë palestinezin, duke i thënë: “Prit. Do të afrohet. Prit derisa të afrohet”.

“Mos qëllo. Do ta bësh të largohet. Duhet ta qëllojmë mirë”, i thotë ushtari atij.

Dhe krejt kjo sepse palestinezët i gjuajtën me gurë ata. “Kjo do t’i mësojë që të mos gjuajnë me gurë më”, thotë njëri nga ushtarët.

Shikojeni videon: