Muriqi s’është si Shaqiri e Xhaka, ai e zgjodhi Kosovën

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë të madhe zgjedhjes së Arijanet Muriqit për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ato kanë mbetur të befasuara se si një portier i Manchester Cityt e zgjedh Kosovën duke hequr dorë nga Mali i Zi.

Madje, “Kuriri” serb ka shkuar edhe më larg.

“Muriqi nuk është si Shaqiri e Xhaka. Malazezi ka zgjedhur të mbrojë të Kosovën”, ka shkruar ky medium në versionin e tij online. /Zëri/