Austria mbështet integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE

Në kuadër të Forumit Evropian në Albach është zhvilluar një takim në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kancelarit austriak, Sebastian Kurtz, Komisionerit për BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe Presidentit e Serbisë, Aleksander Vuçiq me që rast kancelari austriak ka ofruar mbështetjen e tij për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian, shkruan “Zëri.info”.

“Arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE. Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Kurz.

LEXO EDHE: Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk duhet ta frikësojë askënd

Në anën tjetër Hashim Thaçi, i shprehu mirënjohje Austrisë për ndihmën në kuadër të procesit te integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë.

Kreu i shtetit theksoi se Kosova, me përkushtim, do t’i përmbush kriteret për anëtarësim në BE dhe do të bëjë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes paqësore ligjore me Serbinë.

“Përkrahja e Austrisë dhe e shteteve të tjera anëtare të BE-së, përkrahja e vazhdueshme e ShBA-së për arritjen e marrëveshjes janë vendimtare në këtë fazë përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por të domosdoshëm”, theksoi presidenti Thaçi, thuhet në komunikatën dërguar për media. /ZËRIë